Një muaj paraburgim për pesë të dyshuarit për bixhoz të paligjshëm në Viti

Gjykata në Viti ka caktuar paraburgimin për pesë të dyshuarit për organizim të bixhozit të paligjshëm në Viti.

Adem Tahiri, Çlirim Faxhiu, Besim Idrizi, Kushtrim Qosa dhe Gëzim Aliu do të qëndrojnë në paraburgim për 30 ditë pasi dyshohet se deri me datë 6 gusht kanë organizuar bixhoz të paligjshem në dy lokacione të vitisë.

Ditë më parë KALLXO.com, raportoi në lidhje me bastisjen e këtyre lokale dhe arrestimin e disa personave.

Gjatë javës së kaluar hulumtuesit e KALLXO.com, kishin arritur që të luanin brenda njërit nga këto lokale.

Sistemi i luajtjes ishte i thjeshtë, mjaftonte që të mbushni llogarinë dhe kompjuteri aktivizohej në mënyre automatike.

Aksioni i ndërmarrë nga prokuroria e Gjilanit përfundojë me arrestimin e katër personave dhe sekuestrimin e dhjetëra kompjuterëve dhe provave të tjera materiale.

Një muaj paraburgim për pesë të dyshuarit për bixhoz të paligjshëm në Viti

Më 10 maj  zyrtarisht ka hyrë në fuqi Ligji për Ndalimin e Lojërave të Fatit, i cili është votuar në Kuvendin e Kosovës më 28 mars të këtij viti.

Dorëzohet në polici pronari i njërës kazino ilegale në Viti