Prapa grilave - Ilustrim

Një muaj paraburgim burrit që sulmoi një grua në një market

Për sulmin që ka ndodhur në marketin “Interex” më 24 tetor 2021 është caktuar masa e paraburgimit.

Gjykata e Prishtinës njofton se ndaj tw dyshuarit mashkull F.B. ka caktuar masën e paraburgimit prej 1 muaji, për shkak të veprës penale sulm.

E bashkë me kërkesën për paraburgim, për të pandehurin është vendosur t’i bëhet edhe ekspertiza mjekësore psikiatrike, thuhet në njoftim

Gjykata e Prishtinës ka caktuar paraburgimin për shkak se 24 tetor 2021, brenda Qendrës Tregtare “Interex”, në Prishtinë i pandehuri F.B. pas një mosmarrëveshje të verbale me të dëmtuarën S.B.H, në lidhje me shportat për furnizimin me ushqim ku gjatë blerjes së gjërave ushqimore, të njëjtit nuk kishin pasur hapësirë të mjaftueshme për kalim ashtu që si pasoj e kësaj i pandehuri e ka sulmuar fizikisht të dëmtuarën, duke e goditur me grushte në kokë pas së cilës e dëmtuara ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK.

I pandehuri F.B. është njoftuar me të drejtën për të ushtruar ankesë ndaj vendimit për paraburgim.