Një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Pas një të shtëne me armë zjarri në rrugën ‘Azem Bejta’ në Prishtinë ka mbetur i plagosur një person.

Incidentin e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘Azem Bejta’ në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të cilat kanë hasur një person të plagosur, i cili menjëherë është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Sipas zyrtares për informim, aktualisht nga njësitet policore është duke u bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes.

Gjithashtu shtoi së hetuesit policorë janë duke punuar pēr identifikimin e personave të dyshuar, si dhe sqarimin e rrethanave qe lidhen me këtë ngjarje.