Ilustrim

Një i mitur theret me thikë në Kaçanik

Një i mitur ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi që i njëjti pretendohet se është therur me thikë nga persona të panjohur.

Rasti ka ndodhur në Kaçanik mbrëmë rreth orës 22:00.

Sipas Policisë, viktima pas tretmanit mjekësor është intervistuar, ndërsa me vendim të prokurorit është liruar.

Rasti shkon në procedurë të rregullt.