Ngritet aktakuzë për krim të organizuar kundër 5 personave

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë për krim të organizuar kundër pesë personave.

Sipas kësaj aktakuze T. S, A. B, S. R, F.R  dhe A .Rr, akuzohen se aktivisht morën pjesë  në veprimtari kriminale si grup i organizuar.

Prokuroria në ketë aktakuzë pretendon se ata si grup i organizuar kishin kryer veprat penale të blerjes, posedimit dhe shitjes së substancave narkotike.

Përpos krimit të organizuar i A.B akuzohet edhe për posedim të armëve pasi sipas prokurorisë të njëjtit i është gjetur një armë me 32 fishekë.

Ngritja e kësaj aktakuze u bë e ditur përmes një komunikate nga Prokuroria e shtetit.