Ngriten shtatë aktakuza për dhunë në familje

Shtatë aktakuza kundër shtatë personave për dhunë në familje janë ngritur gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Pjesa më e madhe e tyre janë ngritur nga Prokuroria e Ferizajt.

Kjo Prokurori vetëm gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur tre aktakuza për dhunë në familje.

Dy të tjera janë ngritur në Mitrovicë, nga një në Prokuroritë e Prizrenit dhe asaj të Prishtinës.

Aktakuza për dhunë në familje janë ngritur gjatë kësaj jave edhe nga Prokuroria e Pejës.

Kjo prokurori ka ngritur katër aktakuza për këtë vepër penale në fillim të javës.

Pejë, ngriten katër aktakuza për dhunë në familje