Nën kërcënimin e thikës, ia merr telefonin dhe 900 euro

Një person në qytetin e Pejës ka raportuar në Polici një sulm dhe grabitje ndaj tij.

Rasti ka ndodhur në orët e para të 3 janarit në qytetin e Pejës.

Pasi që ishte sulmuar fizikisht, i dyshuarit nën kërcënimin e thikës ia ka grabitur viktimës telefonin dhe 900 euro.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është duke e hetuar rastin.