Në 24 orët e fundit, katër persona u arrestuan për shfrytëzim të fëmijëve për lëmoshë

Në 24 orët e fundit në Kosovë, katër persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë shfrytëzuar fëmijët për të kërkuar lëmoshë.

Sipas njoftimit, rastet janë regjistruar në Prishtinë, Suharekë, Deçan dhe Gjakovë.

Në Prishtinë, një grua është arrestuar të mërkurën rreth orës 14:25, pasi është hasur me fëmijën e saj duke kërkuar lëmoshë.

Sipas Policisë e vendim të prokurorit e dyshuara është liruar, ndërsa rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Në Suharekë, në Sheshin “Fadil Vata”, dje rreth orës 14:30 është arrestuar një grua pasi që e njëjta dyshohet se së bashku me fëmijën e saj ka qenë duke kërkuar lëmoshë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt, ka njoftuar PK.

Edhe në Deçan një grua nën dyshimin se bashkë me fëmijën e saj kanë kërkuar lëmoshë nëpër qytet. Sipas PK-së, me vendim të prokurorit pas intervistimit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

Në Gjakovë, lidhur me planin operativ ,,identifikimi i fëmijëve në situatë rruge si viktima të mundshme të trafikimit ‘’është arrestuar një grua dhe janë identifikuar tri viktima-fëmijë.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën në rrugën “Remzi Pula”.

Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.