Ndryshk e pluhur në tualetet e Gjykatës së Mitrovicës

Guaska të prishura, ndryshk në radiatorë të ngrohjes dhe dyer të thyera janë pamja në tualetet e Gjykatës së Mitrovicës.

Fotografitë e siguruara nga KALLXO.com tregojnë gjendjen në objektin që gjendet në Mitrovicën Jugore ku funksionon një pjesë e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, përkatësisht Departamenti Civil, ai për Kundërvajtje dhe për të Mitur.

Pas Marrëveshjes së Brukselit për Drejtësi, Gjykata e Mitrovicës është e ndarë dhe funksionon në dy objekte të ndara, një në jug ( ish -Jugobanka ) dhe pjesa tjetër Departamenti i Përgjithshëm dhe ai për Krime të Rënda në Mitrovicën Veriore.

Gjithashtu në veri funksionon edhe Dega e Gjykatës së Apelit.

Më zhvendosjen e gjykatës nga objekti i cili ishte në Vushtrri, stafi i gjykatës që vepron në  Mitrovicën Jugore përballet me ambient të papërshtatshëm për kryerjen e nevojave fiziologjike.

Nga fotografi shihen banjo të shkatërruara pothuajse tërësisht dhe në gjendje shumë të keqe për një institucion siç është Gjykata.

KALLXO.com po pret koment nga gjykata lidhur me këtë gjendje.