Rigjykimi i Pjetër Ndrecajt - 12.09.2019,,.

Ndrecaj nuk e pranoi fajësinë për vrasjen e gruas dhe vajzës - VIDEO

Pjetër Ndrecaj i cili po rigjykohet për vrasjen e gruas Valbona Ndrecaj dhe vajzës së tij 9 vjeçare, nuk e ka pranuar fajësinë për vrasjen e dyfishtë.

Ndrecaj e ka pranuar akuzën vetëm për armëmbajtje pa leje.

Ndërkohë mbrojtësi i palës së dëmtuar, avokati Isa Osdautaj, kërkoi që i njëjti të akuzohet edhe për shkaktim të përgjithshëm të rrezikut.

Osdautaj tha se “është edhe një letër e shkruar me dorë që e posedon Prokuroria e Gjakovës, por që nuk është në shkresat e lëndës dhe të cilën nuk e dinë askush”.

Në anën tjetër prokurori Ali Uka, tha se në vazhdimësi do të shohim se a do të bëjnë ricilësimin e aktakuzës ose jo.

Ndërsa mbrojtësi u të akuzuarit Pjetër Ndrecaj, avokati Ndrec Dodaj tha se: “As me vendimet e gjykatës supreme nuk janë evidentuar parregullsi që thotë mbrojtja. Kërkesën e avokatit Isa Osdautaj e vlerësoj si të pabazuar”.

Seanca e radhës u caktua me datën 14 tetor.

I akuzuari për vrasjen e gruas së tij Valbona Ndrecaj dhe vajzës së tij, Pjetër Ndrecaj është sjellë para Gjykatës në Gjakovë i lidhur me zinxhirë në duar dhe këmbë.

 

Tragjedia në Gjakovë, dënim me 24 vjet burgim

 

 

 

Rigjykimi i Pjetër Ndrecajt – 12.09.2019,

Pjetër Ndrecaj, ishte gjykuar e dënuar për vrasjen e bashkëshortes dhe vajzës së tij.

Kallxo.com kishte raportuar në vazhdimësi për këtë rast.

Ndrecaj sillet në Gjykatë i lidhur me zinxhirë në duar dhe këmbë

Nga gjykata e Apelit, Pjetër Ndrecajt, iu dha dënimi me burgim të përjetshëm, ndërsa Gjykata Supreme kishte vendosur që këtë rast ta kthejë në rigjykim.

Kolegji i Gjykatës Supreme, kishte konstatuar se në aktgjykimin e shkallës së parë ishin bërë shkelje esenciale të procedurës penale, e më pas gjykata e shkallës së dytë kishte kaluar mbi këto shkelje.

Vrasja e gruas dhe vajzës 9 vjeçe: Gjykata Supreme anulon dënimin me burgim të përjetëshëm për Pjetër Ndrecajn

Bëhet e ditur tashmë se para dy muajsh, ishte djegur shtëpia ku jetonte Familja e Valbona Marku- Ndrecaj.

Shtëpia e djegur e Valbona Ndrecaj (FOTO)

Ndrecaj në nëntor të vitit të kaluar ishte dënuar me 24 vite burgim nga Gjykata e Gjakovës, ndërsa dy muaj më vonë atij i ishin shtuar edhe një vit e tetë muaj për rrahjen e ish-bashkëshortes së tij Valbona Ndrecaj.

Valbona Ndrecaj së bashku me vajzën e saj ishin qëlluar për vdekje nga kryefamiljari mbrëmjen e shtatë gushtit 2018.

Tragjedia në Gjakovë, dënim me 24 vjet burgim

.