
Gjykimi ndaj Pjetër Ndrecaj - 11.03.2020
Ndërprehet për një orë gjykimi ndaj Pjetër Ndrecajt
I akuzuari për vrasjen e gruas së tij Valbona Ndrecaj dhe vajzës së tij 9 vjeçare, Pjetër Ndrecaj është sjellë para Gjykatës në Gjakovë.
Në seancën e sotme u prezantua raporti mjekësor nga spitali regjional i Gjakovës “Isa Grezda”.
Pas shikimit të raportit, mbrojtësi i të akuzuarit Pjetër Ndrecaj, avokati Ndrec Dodaj, kërkoi nga gjykata që si dëshmitar të dëgjohet psikiatri i spitalit të Gjakovës, Isa Grezda.
Derisa avokati Isa Osdautaj, përfaqësues i palës së dëmtuar, kundërshtoi që të dëgjohet psikiatri Ilir Grezda, mirëpo prokurori Ali Uka një propozim të tillë ia la në vlerësim të gjykatës.
Në anën tjetër, gjykatësi Gëzim Pozhegu e aprovoi propozimin e avokatit Ndrecaj, duke ndërprerë gjykimin për një orë derisa të vijë psikiatri prej spitalit.
Valbona Ndrecaj së bashku me vajzën e saj ishin qëlluar për vdekje nga kryefamiljari mbrëmjen e shtatë gushtit 2018, nga kryefamiljari i tyre Pjetër Ndrecaj.
Pjetër Ndrecaj, ishte gjykuar e dënuar për vrasjen e bashkëshortes dhe vajzës së tij.
Ai gjendet në paraburgim nga data 7 gusht 2018.
Nga gjykata e Apelit, Pjetër Ndrecajt, iu dha dënimi më i lartë në Kosovë, dënim ky me burgim të përjetshëm, ndërsa gjykata Supreme kishte vendosur që këtë rast ta kthejë në rigjykim.
Kolegji i gjykatës Supreme, kishte konstatuar se në aktgjykimin e shkallës së parë ishin bërë shkelje esenciale të procedurës penale, e më pas gjykata e shkallës së dytë kishte kaluar mbi këto shkelje.
Bëhet e ditur tashmë se ishte djegur shtëpia ku jetonte Familja e Valbona Marku Ndrecaj.
Pjetër Ndrecaj në nëntor të vitit të kaluar ishte dënuar me 24 vite burgim nga Gjykata e Gjakovës, ndërsa dy muaj më vonë atij i ishin shtuar edhe një vit e tetë muaj për rrahjen e ish-bashkëshortes së tij Valbona Ndrecaj.
Valbona Ndrecaj së bashku me vajzën e saj ishin qëlluar për vdekje nga kryefamiljari mbrëmjen e shtatë gushtit 2018.
“S’kam çka kthehem më aty”, i kishte thënë Valbona Ndrecaj dajës së Pjetër Ndrecajt
.