Gjykata e Mitrovicës - Foto: KALLXO.com

Mungon i akuzuari, shtyhet seanca për armëmbajtje pa leje

Seanca e shqyrtimit fillestar e paraparë të mbahej sot në gjykatën e Mitrovicës ka dështuar për shkak se i akuzuari për armëmbajtje pa leje nuk u paraqit fare.

Arsye për mos mbajtjen e saj ishte mungesa e të pandehurit Blerim Meha.

Gjykatësi i rastit Bekim Veliqi ka njoftuar të pranishmit tjerë në gjykatë se nuk ka pasur fletkthesë me të cilën vertetohet se i pandehuri është ftuar në mënyre të rregullt.

Meqenëse ka munguar i pandehuri, nuk ka pasur kushte ligjore për mbajtjen e seancës së shqyrtimit fillestar.

Andaj e njejta është shtyrë, kurse e radhës u caktua të mbahet me 27 gusht.

Meha akuzohet nga prokuroria e Mitrovicës se në shkurt të vitit 2016 kishte në posedim e vendosur në brez një armë zjarri, revole model i modifikuar, ngjyrë e zezë dhe nje karikator pa plumba të cilin ia dorëzoi policisë gjatë kontrollit, për të cilën nuk kishte lejen me ligj të Republikës së Kosovës

Me këtë akuzohet se ka kryer veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.