Pal Lekaj në Gjykatë (Arkiv). Foto: Kallxo.com

Mungon avokati, shtyhet gjykimi për korrupsion në rastin e Pal Lekajt

Gjykimi ndaj ish-kryetarit të komunës së Gjakovës, Pal Lekaj, për subvencionet e shpërndara në Gjakovë u shty për datën 10 prill për shkak të mungesës së avokatit të njërit nga të akuzuarit.

Në gjykimin e Pal Lekajt, bashkë me Ismet Isufi, Veli Hajdaraga dhe Gani Rama të akuzuar për korrupsion ishte planifikuar të lexoheshin provat materiale.

Mirëpo shtyrjen e seancës e kërkoi i akuzuari Ismet Isufi.

Kjo gjë ndodhi për shkak se avokati i tij Haxhi Çekaj, ishte i sëmurë dhe njëjti nuk kishte ardhur në gjykimin e sotëm.

Lekaj, Isufi, Hajdaraga dhe Rama po akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare lidhur me subvencionet e shpërndara në periudhën 2008-2012.

Ky rast ka ndodhur në kohën kur Pal Lekaj ka qenë kryetar i komunës së Gjakovës.

Seanca e fundit ishte mbajtur me 21 shkurt 2020.

Gjykimi ndaj Pal Lekajt: Katër nga pesë dëshmitarë thonë se morën subvencione pa aplikuar

Ish-kryetari i komunës së Gjakovës, për keqpërdorime të detyrës zyrtare po akuzohet bashkë me Ismet Isufin dhe Gani Ramën, ndërsa i akuzuari Veli Hajdaraga po akuzohen për shmangie nga tatimi dhe mashtrim me subvencione.

Gjykimi i Pal Lekajt: Drejtori pretendon se nënshkrimi në tender i është falsifikuar

Disa herë gjykimi kishte dështuar të mbahej.

Lënda e Gani Ramës ishte bashkuar me lëndën e Pal Lekajt dhe të akuzuarve të tjerë, pas propozimit të prokurorit Atdhe Dema për bashkimin e lëndëve.

Aktakuzë Ndaj Zyrtarit Financiar të Gjakovës

Sipas aktakuzës, Pal Lekaj dhe Ismet Isufi, akuzohen se gjatë periudhës 2008-2014, duke vepruar në cilësinë e personave zyrtarë, i pari në cilësinë e kryetarit të Komunës së Gjakovës, ndërsa i dyti si drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, kanë shpërndarë subvencione, përmes kompanisë “UNION-VL”, në kundërshtim me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike.

Ndërsa i akuzuari Veli Hajdaraga, ngarkohet me veprën e mashtrimit me subvencione të shmangies nga tatimi.

Caktohet dita e gjykimit të Pal Lekajt

Poashtu, Gani Rama po akuzohet për 218 mijë euro, lidhur me shpërndarjen e subvencioneve.

Ish-zyrtari komunës së Gjakovës po gjykohet për 218 mijë euro

Bëhet e ditur që rasti i Gani Ramës, është kthyer në rigjykim nga Gjykata e Apelit, pasi që Gjykata e Gjakovës, Gani Ramën e kishte liruar nga akuza e Prokurorisë, për shkak se nuk ishte vërtetuar se i akuzuari kishte kryer vepër penale.

Lirohet nga Akuza Gani Rama, Zyrtar i Komunës së Gjakovës

Aktakuzën ndaj Ramës e ngriti Prokuroria Speciale e Kosovës.

Prokuroria Speciale, po akuzon Ramën se “kishte lejuar alokimin dhe propozimin e mjeteve lidhur me pagesat që i janë bërë biznesit DPT “Union-Vl”, me pronar Veli Hajdaraga, për shpërndarjen e subvencioneve.

Në aktakuzë thuhet se Gani Rama, këto mjete i kishte lejuar pas asnjë procedurë për shpërndarjen e subvencioneve, pa kontratë si dhe pa pasur fatura të rregullta apo dokumentacion tjetër përcjellës, ashtu siç është përcaktuar në Ligjin për Menaxhimin e Financave publike dhe rregullate ppërcaktuara.

Shuma e keqpërdorur nga i pandehuri dhe të tjerët është 218,956.67 euro, thuhet në aktakuzë.

Në këtë rast, ish-kryetari i komunës se Gjakovës tash ministër i Infrastrukturës Pal Lekaj bashkë me ish-zyrtarin e tij Gani Ramën dhe drejtorin e drejtorisë për bujqësi Ismet Isufin, po akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ndërsa i akuzuari Veli Hajdaraga po akuzohet për shmangje nga tatimi dhe mashtrim me subvencione.

Sipas aktakuzës, Pal Lekaj dhe Ismet Isufi, akuzohen se gjatë periudhës 2008-2014, duke vepruar në cilësinë e personave zyrtarë, i pari në cilësinë e kryetarit të Komunës së Gjakovës, ndërsa i dyti si drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, kanë shpërndarë subvencione, përmes kompanisë “UNION-VL”, në kundërshtim me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike.

Në aktakuzë thuhet se vendimet që i ka marrur Pal Lekaj, mbulojnë vetëm shumën prej 235,400 euro, ndërsa vendimet e tjera nuk kanë asnjë lloj baze juridike e që arrijnë deri në shumën prej 631,671.82 euro.

Të njëjtit edhe pse kanë qenë të obliguar që ta përcjellin shpërndarjen e subvencioneve deri në fund dhe në përpikmëri, kanë lejuar mbi 40% të fermerëve mos të pranojnë fare subvencione, të cilët ia kanë mundësuar biznesit “UNION-VL”, apo personave të tjerë përvetësimin e dobisë pasurore që si pasojë kanë dëmtuar buxhetin e Komunës së Gjakovës në vlerë prej 69,786.00 euro.

Ndërsa i akuzuari Veli Hajdaraga, ngarkohet me veprën e mashtrimit me subvencione të shmangies nga tatimi.

Hajdaraga, në cilësinë e udhëheqësit të biznesit “UNION-VL”, ka dhënë informacione jo të sakta me rastin ndarjes së subvencioneve, duke deklaruar dhe nënshkruar se kinse kanë pranuar subvencione të gjithë personat e nënshkruar në formularët mbi pranimin e tyre

I njëjti me qëllim të shmangies pjesërisht apo tërësisht pagesës së tatimit, tarifave apo kontributeve tjera që kërkohen me ligj, ka prezentuar të dhëna të pavërteta lidhur me të ardhurat e biznesit të tij, pasurinë apo gjendjen ekonomike, duke deklaruar një qarkullim më të vogël sesa ai real, repektivisht duke bërë shmangie nga tatimi në shumë rreth 35,550.00 euro, thuhet në aktakuzë.