Skandali i Odës: Avokatëve iu mbyllën dyert dështon seanca e Veteranëve
Vendimi i Odës së Avokatëve të Kosovës që ti kërkoj gjykatës së Prishtinës që mos t’u lejohet hyrja në gjykime asnjë avokati i cili nuk e ka paguar anëtarësinë në Odë, ka bërë që të dështoj seanca ndaj të akuzuarëve në rastin e ‘fryrjes së listave të veteranëve të UÇK-së”.
Seanca gjyqësore në rastin e njohur për publikun si “Veteranët” ka dështuar të mbahet pasi mungonin disa avokatë të të akuzuarve.
Gjykatësja Nushe Kuka- Mekaj tha se “nuk e di sa është reale për mi ndaluar avokatët me hy në sallë, nuk e di urdhëri i kujt është dhe kjo ishte arsye pse ndoshta ne pritëm dhe kuptova se u është ndaluar hyrja avokatëve të marrin pjesë në seancë, ka të bëjë me të gjithë avokatët e Odës së Avokatëve të Kosovës”.
Më tutje shtoi se lidhur me këtë “kemi kontaktuar kryetaren e kësaj gjykate dhe ajo na njoftoi se të gjithë avokatët kanë të drejtë të marrin pjesë”.
Arianit Koci mbrojtësi i të akuzuarit Shkumbin Demalija, deklaroi se “Është e papranueshme që në problemet e brendshme të Odës, të ndërhyjë Gjykata dhe të na ndalojë hyrjen neve avokatëve në gjykatë. Kjo është fyerje për profesionin e lirë të avokaturës dhe me neve nuk bëhet lojë në këtë formë, njëherë të na ndaloni hyrjen e pastaj të na thirrni në telefon”.
Koci shtoi se “Sidoqoftë gjithmonë në janar është toleruar që të mbahen seancat me kartela të vitit paraprak, ky është viti i parë që ka ndryshuar, hera e parë që na ndalohen, që të jetë e keqja më e madhe për faj të gjykatës në këtë rast nuk po mendoj në trupin gjykues, po shtyhet seanca sot, po zvarritet procedura dhe po pësojnë klientët tanë”, tha Koci.
Ndërsa lidhur me këtë gjykatwsja Mekaj shtoi se problemi i pagesave apo mos-pagesave të anëtarësisë nuk është problem i gjykatës.
“Derisa ju e keni një liçencë që jeni liçencuar, problemi i anëtarësisë është problem i Odës së Avokatëve dhe nuk mund të krijojë probleme të kësaj natyre që të dështoj një seancë, pikërisht kjo seancë që është mjaftë e rëndësishme. Avokatët nuk është dashur që të kthehen në shtëpi pa u sqaruar së paku me trupin gjykues, jo me sigurimin, sepse sigurimi ndoshta e ka një urdhër dhe e zbaton urdhrin, por është këtu dikush tjetër me kompetencë tjetër që e udhëheqë këtë gjykatë”, tha ajo.
Sipas të akuzuarit Agim Ceku, avokati Ramë Gashi, ishte në objekt të Pallatit të Drejtësisë, por i është ndaluar nga sigurimi i kësaj gjykate për shkak se nuk posedonte ID e vitit 2020.
Kryetarja e trupit gjykues i pyeti të akuzuarit Agim Ceku, Fadil Shurdhaj dhe Qelë Gashi të cilët kanë pasur mbrojtës dhe sot nuk kishin qenë prezent nëse mund të vazhdohet me seancën e shqyrtimit gjyqësor, meqenëse mbrojtja nuk ishte e detyruar, ndërsa të akuzuarit deklaruan se nuk mund të vazhdojnë seancën pa mbrojtësit e tyre.
I akuzuari tjetër, Fadil Shurdhaj, deklaroi se “sot më së shumti më duhet avokati im”.
Ndërsa i akuzuari Qelë Gashi, deklaroi se seanca mund të vazhdohet edhe pa prezencën e mbrojtësit të tij.
Mbrojtësi i të akuzuarit Nuredin Lushtaku, avokati Tahir Rrecaj deklaroi se “Isha poshtë në hyrje të objektit, ku avokatit Ramë Gashi iu kishte ndaluar hyrja nga sigurimi dhe deklaroi se ai ishte ndje mjaftë i ofenduar, ashtu që me asnjë kusht ai sot nuk do të kthehet në seancë, këtë ia ka thënë klientit të tij në prezencën time”, tha Rrecaj.
Në fund gjykatësja Mekaj tha se “Nuk është dashur të ktheheni sepse mjaftë vështirë po i krijojmë kushtet. Lidhur me këtë urdhër është dashur së paku të prisni derisa sa ne të marrim një sqarim. Ne posa e kuptuam këtë rrethanë e kontaktuam kryetaren e kësaj gjykate dhe ajo tha se të gjithë avokatëve të iu lejohet hyrja”, tha gjyqtarja Meka Kukaj
Në mungesë të kushteve ligjore seance e sotme u ndërpre për të vazhduar nesër më 17.1.2020.
Denoncimi i Sami Lushtaku për Veteranët, brigada”Hasan Prishtina” nuk ishte në Drenicë