Gjykimi i ish policëve për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Mitrovicë, vazhdon gjykimi i ish-policëve për marrje ryshfeti

 

14 ish-polic të njësisë së trafikut rrugor në pjesën jugore të Mitrovicës kanë dalë para gjykatës së Mitrovicës, për t`u ballafaquar me akuzat e prokurorisë për marrje ryshfeti dhe dy qytetarë për dhënie ryshfeti.

14 ish-zyrtarët policorë Ahmet Hasani, Artan Bimbashi, Avdi Beqiri, Avni Mehmeti, Bojan Saviq, Esat Haxhiu, Halit Shabani, Jovica Trajkoviq, Nazim Hamiti, Rushit Hoti, Sahit Hajdari, Sedat Haxhimehmeti, Sllavisha Spasiq, Zekir Shala tani të akuzuar, përveç të pandehurit Destan Rrecaj ndaj të cilit është hedhur aktakuza dhe ka pushuar procedura penale nën akuzën për marrje të ryshfetit janë pjesë e grupit prej 59 zyrtarëve policorë të cilët ishin arrestuar në dhjetor të vitit të 2016 nga Inspektorati Policor i Kosovës nën dyshimin për veprat – keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar, marrje e ryshfetit dhe dhënie e ndihmës kryesve të veprave penale

Prokuroria e Mitrovicës në maj të vitit 2017 kishte ngritur aktakuzë sipas se cilës akuzoheshin 37 persona, në mesin e tyre 35  policë të atëhershëm për marrje ryshfeti dhe dy qytetarë për dhënie ryshfeti, raporton KALLXO.com.

Në seancën e mbajtur në Mitrovicë, të ftuar nga prokuroria për të dëshmuar në lidhje me këtë rast kanë qenë Munish Avdiu dhe Avni Uka.

Dëshmitari Avdiu, kishte qenë mbikqyrës i ekipit të trafikut rajonal policor, në jug të Mitrovicës, i cili gjatë dëshmisë së tij, ka deklaruar se në kohën për të cilën akuzohen të pandehurit tashmë ish – zyrtarët policorë ka qenë mbikëqyrës vetëm Jovica Trajkoviq, por jo edhe i të pandehurve të tjerë.

Avdiu ka deklaruar se i pandehuri Trajkoviq, për shkak të mosnjohjes së gjuhës shqipe, nuk është caktuar vetëm në `Zonën 2`, Mitrovicë dhe Skenderaj, ndërsa në zonat tjera ishte caktuar sipas radhës.

Duke u përgjigjur në pytjen e prokurores së rastit Zejnije Kela, se a kishte njohuri nëse i akuzuari Jovica Trajkoviq ka qenë ndonjëhere në procedurë disiplinore, dëshmitari Avdiu ka thënë se gjatë kohës sa Trajkoviq kishte qenë në mbikqyrjen e tij nuk kishte pas asnjë vërejtje as nga qytetarët dhe as nga vetë ai.

Ndërsa kryetari i trupit gjykues, Avni Mehemti, duke e paralajmëruar paraprakisht se mund të mos përgjigjet, e ka pyetur dëshmitarin nëse i ishte ndërruar vendi i punës në këtë periudhë kohore, për të cilën akuzohen të pandehurit.

“Po më është ndërruar vendi i punës me arsyetimin se nuk kemi ushtruar kontrollin e duhur dhe për arsye të rifreskimit të njësisë”, tha dëshmitari Avdiu.

Si dëshmitar në këtë rast është dëgjuar edhe rreshterit policor i njësisë së trafikut në Mitrovicë të Jugut, Avni Uka.

Uka ka deklaruar se në mbikqyrjen e tij kishin qenë pesë ish-zyrtarë policorë që ishin arrestuar në vitin 2016, dhe atë Ahmet Hasani, Zeki Shala, Avdi Beqiri, Avni Mehemti dhe Halit Shabani.

Për të lartëcekurit, dëshmitari Uka ka thënë se nuk kishte ndonjë vërtetje ndaj tyre, e po ashtu as nuk kishte pranuar nga qytetarët ndonjë ankesë për ta, përveç të pandehurit Hasani, që sipas tij, para 2016-ës ishte zhvilluar një procedurë disiplinore, por që ishte hedhur si e pabazuar.

Dëshmitari Uka ka sqaruar se vazhdon ende të punoj në të njejtën pozit ku ka qenë duke punur në kohën kur ishin arrestuar, të akuzuarit tashmë ish zyrtarët policorë.

Në këtë rast, në mesin e të akuzuarve për veprën penale “dhënia e ryshfetit” kanë qenë edhe dy qytetarë, Slavolub Dimiq dhe Goran Gjuriq, të cilët e kanë pranuar fajësinë.

Ndërsa me propozimin e Prokurorisë, Gjykata e Mitrovicës iu kishte shqiptuar urdhër ndëshkimor në qershor 2016 dhe të njëjtit i ka dënuar me gjobë prej 500 eurosh për secilin.

Ndërsa procedura kishte vazhduar me 35 të akuzuarit e mbetur, dhe në gusht të viti 2017 Gjykata në Mitrovicë me aktvendim kishte veçuar procedurën për 20 të akuzuarit nga Njësia e Trafikut Regjional në Veri, nga pjesa tjetër e 15 të akuzuarëve që kanë qenë të angazhuar në Njësinë e Trafikut Rajonal në Jug të Mitrovicës.

Të gjithë të akuzuarëve tani ish -policëve u ishte ndërprerë marrëdhënia e punës.

Në gjykatë ishin të pranishëm 14 ish-zyrtarët policorë Ahmet Hasani, Artan Bimbashi, Avdi Beqiri, Avni Mehmeti, Bojan Saviq, Esat Haxhiu, Halit Shabani, Jovica Trajkoviq, Nazim Hamiti, Rushit Hoti, Sahit Hajdari, Sedat Haxhimehmeti, Sllavisha Spasiq, Zekir Shala tani të akuzuar, përveq të pandehurit Destan Rrecaj ndaj të cilit është hudhur aktakuza dhe ka pushuar procedura penale nën akuzën për marrje të ryshfetit.

Sipas aktakuzës, këta zyrtarë policorë kanë marrë ryshfet nga kundërvajtësit në trafik në shkëmbim të mosshqiptimit të gjobave.

Në këtë mënyrë, këta policë dyshohet se kanë përfituar për xhepin e tyre dhe i kanë shkaktuar dëme buxhetit të Kosovës.