Ilustrim

Mitrovicë, paraburgim për të dyshuarin për përleshjen me thikë

Gjykata në Mitrovicë i ka dhënë 30 ditë paraburgim një të dyshuari për përfshirje në një përleshje në qendër të qytetit, të mërkurën.

I dyshuari me inicialet F.S. do të qëndrojë prapa grilave për një muaj.

Ai dyshohet se të mërkurën kishte tentuar ta therte me thikë një person por ishte parandaluar pas ndërhyrjes së një polici dhe disa qytetarëve.

Lajmin per KALLXO.com com e ka konfirmuar Valon Preteni, zëdhënës i Prokurorisë në Mitrovicë.

Historia e incidentit

Një përleshje mes dy personave ka mundur të rezultojë me pasoja sikur të mos ndërhynin dy persona, njëri nga ta zyrtar i  Policisë së Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën në Mitrovicë.

VIDEO: Përleshje në Mitrovicë, ndërhyrja e policëve shmang më të keqen

Sipas një qytetari, pas një mosmarrëveshjeje një person ka nxjerrë thikën për ta therur personin tjetër.

Mirëpo, në ato momente ka ndërhyrë polici, të cilët ishin në rroba civile dhe e kanë shmangur më të keqen, duke e mbërthyer personin që kishte thikën.

Në pamjet e siguruara nga KALLXO.com dëgjohet zëri i policit duke i kërkuar me ton të lartë qytetarit ta lëshonte thikën.

Të dyshuarit i largohet thika nga dora, neutralizohet dhe arrestohet.