Foto: REL/Shutterstock

Mitrovicë - Kërcënoi ish të dashurën me mesazhe

Një burrë është arrestuar pasi ka kërcënuar ish të dashurën e tij.

Policia ka sqaruar se arrestimi i të dyshuarit është bërë mbrëmjen e kaluar në Mitrovicë.

Sipas raportit policor, i dyshuari ka kërcënuar ish të dashurën e tij me të cilën kishte edhe lidhje dashurie por që ishin ndarë.

Viktima kishte pranuar mesazhe kërcënuese dhe shqetësuese nga ish i dashuri.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit. Pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.