Ilustrim

Mitrovicasi dënohet për mbjelljen e kanabisit në bahçe

Gjykata e Mitrovicës e ka dënuar me 1 vit burgim me kusht të akuzuarin Xhevdet Islami.

Ai akuzohej nga prokuroria e Mitrovicës se në pranverën e vitit 2011, në Shipol të Mitrovicës, pa autorizim ka kultivuar substanca narkotike të shpallura si narkotikë – marihuanë.

Sipas akuzës, i pandehuri në bahçen e tij në Shipol në mes të perimeve tjera ka kultivuar bimën e kanabisit duke u përkujdesur për të rreth ujitjes, heqjes se barit përrreth bimes.

Pas kontrollit të bërë nga ana e Policisë ishte gjetur e kultivuar në bahçen dhe konfiskuar pesha neto 181.75 gramë.

Me këtë ka kryer veprën penale Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit.

Ndërsa me rastin e mbajtjes së seancës në gjykatën e Mitrovicës, i pandehuri Islami e ka pranuar fajësinë për këtë vepër, duke deklaruar se ndihej fajtor.

Pas kësaj është bërë shpallja e aktgjykimit nga gjykatësi Bekim Veliqi.

Por këtë dënim ai nuk do ta mbajë, nëse në afat prej 2 vitesh nuk kryer vepër tjetër penale.