Mitrovicasi dënohet me 300 euro gjobë për sulm ndaj gruas

 

Gjykata e Mitrovicës e ka dënuar me 300 euro gjobë të akuzarin NN, pasi që i njëjti sipas prokurorisë e kishte sulmuar gruan e tij, për shkak të një kablloje elektrike.

Sipas prokurorisë personi NN në dhjetor të vitit 2018 me dashje ka përdorur forcën ndaj gruaj së tij MM.

Në kohën e lartëcekur ka ardhur deri të fjalosja në mes të pandehurit dhe të dëmtuarës për shkak të një kablloje të energjisë ku i pandehuri kishte filluar ta sulmoj dhe të shtyente të njëjtën.

Pas kësaj e dëmtuara MM kishte marr fëmijën e saj dhe kishte shkuar të familja e saj.

Në seancën e mbatjur në Gykatën e Mitrovicës i pandehuri e ka pranuar fajësinë për këtë vepër penale duke thënë se ndihej thellësisht i penduar dhe se kjo kishte qenë hera e parë dhe se asnjëherë më nuk e kishte përsëritur.

Pranimi i fajësisë ishte aprovuar nga gjykatësi Rrahmon Beqiri pas marrjes së mendimit edhe nga ana e prokurorisë dhe të dëmtuarës e cila ishte prezente në gjykatë.

Kurse me rastin e shpalljes së aktgjykimit, i pandehuri NN është denuar me 3 muaj burgim.

Ndërsa meqenëse dënimi ka qenë 3 muaj burgim, me pajtimin e të pandehurit dënimi me burgim i është zëvendësuar në dënim me gjobë.

Në këtë rast i pandehuri duhet të paguaj shumë prej 300 euro në afat prej tre muaj nga dita e plotëfuqishmërisë se këtij aktjgykimi, në tri këste.

Nëse nuk e paguan gjobën në këtë afat atëherë i akuzuari duhet të shkoj në burg për të vujatur dënimin.

Obligohet të paguaj shpenzimet e procedurës 20 euro në emer të paushallit gjyqësor, 30 euro në emer të kompensmit të vitkimave të krimit.

Aktgjykimi u shpall nga gjykatësi Rrahmon Beqiri.