Mitrovicasi akuzohet se kërcënoi me bombë komandantin e Policisë

Seanca gjyqësore ndaj të akuzuarit Fadil Morina me nofkën ‘Treno’, ka dështuar të mbahet sot në Gjykatën e Mitrovicës.

Morina akuzohet nga Prokuroria për kanosjen e Nenad Gjuriq, komandantit të policisë në veri të Mitrovicës.

Ai dyshohet se kanosjen ndaj Gjuriqit e kishte bërë nëpërmjet telefonit derisa ishte nën masën e arrestit shtëpiak si i dyshuar për disa vepra tjera penale.

I akuzuari në seancën e së martës nuk është paraqitur në gjykatore, ndonëse ishte ftuar në mënyrë të rregullt.

Prokuroria pretendon se tashmë i akuzuari, Fadil Morina kishte kërcënuar më fjalët se “kur të dalë nga arresti shtëpiak do t`ia gjuaj bombën komandantit të juaj”.

Rasti sipas dosjen së Prokurorisë kishte ndodhur më 24 nëntor 2015 rreth orës 22:50, kur i pandehuri Fadil Morina kishte thirrur në stacionin ë në Veri të Mitrovicës, ku ishte lajmëruar polici kujdestar.

Sipas aktakuzës, i akuzuari kishte kërcënuar se “kur të dal nga burgu do t’ia q… nanën, do t’ia gjuaj bombën komandantit Nenad Gjuriq”.

Prokuroria pretendon se i pandehuri kishte shkaktuar frikë tek i dëmtuari dhe familja e tij.