Ilustrim

Vdekja misterioze e burrit të Gjykatëses Supreme, zhduket arma

Polici e Prokuroria e Mitrovicës ende nuk e kanë gjetur armën që i kishte shkaktuar plagë vdekjeprurës burrit 70 vjeçar i cili u gjet pa shenja jete në afërsi të urës së fshatit Suhodoll në Mitrovicë, ditën e 4 janarit.

KALLXO.com merr vesh se burri që u gjet i vdekur më 4 janar në aferës të urës së fshatit Suhodoll të Mitrovicës është bashkëshorti i gjykatëses së Gjykatës Supreme, Emine Kqiku.

Mitrovicë – Gjendet i vdekur një person në fshatin Suhodoll

 

Zhdukjen e mjetit të kryerjes së vrasjes (armës) për Kallxo.com e ka konfirmuar zëvendës drejtori i policisë së Kosovës për Mitrovicën e Veriut, Besim Hoti.

“Dyshimet e para është se ka kryer vetëvrasje, mirëpo ne jemi duke punuar në zbardhjen e të gjitha rrethanave sepse atë ditë kur është gjetur trupi nuk është  gjetur edhe mjeti i kryerjes me të cilin është kryer vrasja”, tha Hoti.

Edhe Prokuroria e Mitrovicës nëpërmjet zëdhënësit të saj Valon Preteni ka konfirmuar se janë duke punuar ende në zbardhjen e këtij rasti.

Kallxo.com kishte raportuar edhe me herët për gjetjen e trupit të pajetë në Mitrovicë

Mitrovicë – Gjendet i vdekur një person në fshatin Suhodoll

.