
Ministri Aliu sot pritet të dalë para gjykatës
30.4.2021 - 09:07
Sot, është paraparë të mbahet, shqyrtimi gjyqësor kundër Liburn Aliut, ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, i cili akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Bashkë me Aliun, në këtë rast akuzohen edhe Ardian Olluri, Nazife Krasniqi, Mimoza Berisha Prestreshi, Zejnulla Rexhepi dhe Bahtie Uka.
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu akuzohet për veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare për kohën kur ishte drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit në Komunën e Prishtinës.
Seanca e kaluar ka dështuar për arsye të mungesës së të akuzuarës, Bahtie Uka.