Rifat Bllata, gjyqtar në Vushtrri

Mësohet arsyeja e sulmit ndaj gjyqtarit në Vushtrri

Gjyqtari mbikëqyrës në gjykatën e Vushtrrisë u sulmua për shkak të një vendimi që e kishte marrë në lidhje me një palë, gjatë një procedure penale.

KALLXO.com ka raportuar se dje rreth orës 15:00, gjykatësi Rifat Bllata është sulmuar fizikisht nga një person.

Ndërsa Valon Preteni zëdhënës në prokurorinë e Mitrovicës ka konfirmuar për KALLXO.com se gjykatësi është sulmuar jashtë objektit të gjykatës.

Personi i dyshuar është arrestuar nga policia.