Maltreton fizikisht vajzën dhe bashkëshorten, arrestohet nga Policia

Në qytetin e Lipjanit Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një burrë nën dyshimin se ka maltretuar fizikisht dhe psikikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij.

Sipas Policisë viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit pas ndaljes në ndalim policor, i cili ishte nën ndikim të alkoolit, është liruar.

Rasti, i cili ka ndodhur të premten rreth orës 23:30, vazhdon të hetohet.