Malisheva. FOTO-Halim Kafexholli

Malishevë, këmbësori goditet nga vetura, pëson lëndime të rënda

Një burrë teksa po voziste nga pakujdesia ka goditur një këmbësor.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Tërpezë të Malishevës dje rreth orës 13:00.

Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK.

Kurse, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.