Loja e kurdisur ndërmjet KF Trepça dhe KF Fushë Kosova, pjesë e raportit zyrtar të UEFA-s

 

Loja e futbollit ndërmjet dy ekipeve të Kosovës, atij të Trepçes dhe Fushë Kosovës për të cilën edhe është ngritur aktakuzë nga Prokuroria e Mitrovicës, kishte qenë pjesë e raportit të UEFA-s.

Prokuroria e Mitrovicës në mars të këtij viti kishte nisur një hetim për të parë se çfarë e përshkoi ndeshjen Trepça- Fushë Kosova, të vlefshme për xhiron 17 të Ligës së Parë të Kosovës, kategoria e dytë e vendit në futboll.

KALLXO.com ka siguruar aktakuzën e ngritur për këtë rast në të cilën janë përfshirë katër emra: tre zyrtarë të lartë të klubit nga Mitrovica dhe një të deleguari të Federatës së Futbollit për kurdisje të ndeshjes për ta fiksuar rezultatin në favor të një basti të vënë nga vëllai i trajnerit të klubit që jeton në Belgjikë.

Prokuroria e Mitrovicës ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve Fidaim Haxhiu, trajner në Klubin e Futbollit ‘Trepça’; Besim Haxhiu, nënkryetar i klubit; Kemal Dumnica, delegat në Federatën e Futbollit të Kosovës dhe Fisnik Haxhiu, agjent doganor që ushtron funksionet e Sekretarit në KF ‘Trepça’ për kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës.

Sipas aktakuzës së siguruar nga KALLXO.com, Fidaim Haxhiu, Besim Haxhiu, Kemal Dumnica dhe Fisnik Haxhiu kishin bërë planifikime për lojën e futbollit në mes të KF Trepça dhe KF Fushë Kosova duke kurdisur ndeshjen.

Të gjitha veprimet nga personat e lartëcekur ishin bërë me qëllim që të kurdiset ndeshja dhe t’i krijohej ekipit mysafir bazë e fort për t’i fituar pikët në tavolinë pas ndeshjes përmes ankesës në FFK gjë e cila edhe ka ndodhur, pasi që ekipi mysafir ka fituar me rezultat zyrtar 0 – 3 me vendim të Komisionit të Garave të Federatës së Futbollit të Kosovës e po ashtu me qëllim që të përfitojnë persona tjerë nga vënia e basteve për këtë ndeshje.

Njëri nga përfituesit e basteve, sipas Prokurorisë, kishte qenë edhe Bejadin Haxhiu, vëllai i trajnerit të klubit Fidaim Haxhiu, raporton KALLXO.com.

Vëllau i trajneri sipas prokurorisë kishte qenë i njoftuar paraprakisht për këtë kurdisje, pasi që në raportin zyrtar të pranuar nga UEFA kishte rezultuar se në shtetin e Belgjikës ku edhe banon Bejadin Haxhiu, ky i fundit kishte vënë 40 herë tiketa në kombinime të ndryshe në një kompani të basteve në shumë toatle prej 2 mijë euro dhe fitim të mundshëm prej 10,167.00 euro, të cilat baste i kanë rezultuar të gjitha të sakta dhe i njëjti ka fituar shumën e lartcekur të parave.

Ndeshja ishte vendosur edhe në bastoren më të madhe në botë online “Bet365.com”, dhe ishin vendosur kuota të mëdha për të dalë nga 2-shi në 1sh, që do të thotë edhe ashtu doli, pasi Fushë Kosova në pjesën e parë ishte duke fituar me rezultat 0-1, por të dytën e riktheu Trepça duke e fituar me rezultat 2-1.

Komisioni Disiplinor i FFK-së merr vendim për dyshimet për kurdisje ndërmjet Trepçës dhe Fushë Kosovës

Komisioni Disiplinor i FFK-së merr vendim për dyshimet për kurdisje ndërmjet Trepçës dhe Fushë Kosovës

.