Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

LIVE- Paraqitja e Nasim Haradinajt në Gjykatën Speciale pas ngritjes së aktakuzës

Dy krerët e OVL-UÇK-së pritet të paraqiten për herë të parë sot para Dhomave të Specializuara për tu përballur me akuzat e prokurorit për vepra kundër administrimit të drejtësisë dhe veprime kundër rendit publik.

Haradinaj dhe Gucati kishin dalë para dhomave të Specializuara në kohën kur ishin arrestuar dhe dërguar në Hagë.

Ata po qëndrojnë në masën e paraburgimit që  nga koha kur ishin arrestuar në Kosovë.

Gucati dhe Haradinaj akuzohen se në prill dhe shtator 2020,bënë deklarata akuzuese për dëshmitarë që bashkëpunojnë me ZPS-në dhe për persona të tjerë, duke i quajtur ata, ndër të tjera, gënjeshtarë, bashkëpunëtorë dhe tradhtarë.

Ata akuzohen edhe se shpërndanë pa autorizim informacion konfidencial dhe jopublik në lidhje me hetimet konfidenciale të Task Forcës Hetimore Speciale (‘TFHS’) dhe ZPS-së, inkurajuan të tjerë të shpërndanin më tej informacion konfidencial dhe jopublik

Sipas dhomave të Specializuara të dy organizuan dhe bashkërenduan së bashku me disa të tjerë shpërndarjen e paautorizuar të informacionit konfidencial dhe jopublik dhe veprime të tjera në lidhje me të.

Madje në aktakuzë thuhet se të dy në cilësinë e kryetarit dhe nënkryetarit OVL-UÇK-së, mbajtën një konferencë për shtyp në të cilën i ekspozuan dokumentet e DSP-së mbi një tavolinë.

Sipas DSP ata mbajnë përgjegjësi për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Aktakuza kundër tyre ishte bërë publike me 14 dhjetor të këtij viti.

Gucati dhe Haradinaj ishin arrestuar gjatë muajit shtator në zyrat e OVL-UÇK-së dhe ishin transferuar në Hagë.

 

Nisen për në Hagë të arrestuarit e sotëm, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj

Prishtinë, 18 dhjetor 2020

Me datë 17.12.2020, në Gërlicë, Ferizaj, Policia e Kosovës, konkretisht Njësitë policore nga Sektori i Hetimeve Financiare, pas pranimit të informacioneve relevante dhe një aktiviteti hetimor kanë arrestuar dy persona të dyshuar meshkujë kosovarë pasi që të njëjtit kishin mashtruar dy viktimat kosovarë lidhur me një pronë prej 7.5 hektarë.

Të dyshuarit kanë falsifikuar dokumentet lidhur me pronën dhe kanë arritur të njëjtën ta shesin në vlerë rreth një milion e nëntëdhjetë e shtatëmijë euro. Dyshohet që kjo vepër të jetë kryer edhe në bashkëveprim me tre persona tjerë shtetas të Republikës së Serbisë.

Raportohet se i dyshuari i tretë mashkull kosovar ndodhet në arrati. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, për procedura të mëtejme ligjore.