LIVE- Hysni Gucati del para Gjykatës Speciale

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati ka dalë për herë para Dhomave të Specializuara pas ngritjes së aktakuzës.

 

Gjatë kësaj seance ai do të njoftohet me akuzat dhe do t’i ofrohet mundësia e pranimit të fajësisë për to.

Paraqitjen e parë në lidhje me të njëjtat akuza e bëri sot nënkryetari i OVL-së, Nasim Haradinaj.

Haradinaj gjatë seancës pasi iu lexuan akuzat deklaroi se në vend të tij i akuzuar duhet të ishte dikush nga prokurorët e specializuar.

“Dua të them, se kjo Prokurori do të heq vëmendjen nga vetja dhe të kërkojë fajin tek dikush tjetër në Kosovë. Siç po shihet këtu Kosova dhe qytetarët e saj janë fajtorë, ne duhet të përgjigjemi se si dolën dokumentet e tyre, me mijëra fletë e faqe”, tha Haradinaj.

Haradinaj shtoi se të gjithë e kanë ditur qëndrimin e tij dhe OVL-së dhe se ai ta mbajë përgjegjësinë për nxjerrjen e dokumenteve është çmenduri.

“Mohimi i faktit duke e anashkaluar se kush i nxori, kush i solli në selinë tonë ato dokumente dhe tani për ketë ta mbajmë ne përgjegjësinë e tyre është çmenduri dhe aspak drejtësi.’

Gucati dhe Haradinaj akuzohen për vepra penale të pengimit të administrimit të drejtësisë.

Ata kishin dalë para dhomave të Specializuara në kohën kur ishin arrestuar dhe dërguar në Hagë.

Ata po qëndrojnë në masën e paraburgimit që  nga koha kur ishin arrestuar në Kosovë.

Sipas aktakuzës në prill dhe shtator 2020,bënë deklarata akuzuese për dëshmitarë që bashkëpunojnë me ZPS-në dhe për persona të tjerë, duke i quajtur ata, ndër të tjera, gënjeshtarë, bashkëpunëtorë dhe tradhtarë.

Ata akuzohen edhe se shpërndanë pa autorizim informacion konfidencial dhe jopublik në lidhje me hetimet konfidenciale të Task Forcës Hetimore Speciale (‘TFHS’) dhe ZPS-së, inkurajuan të tjerë të shpërndanin më tej informacion konfidencial dhe jopublik

Sipas dhomave të Specializuara të dy organizuan dhe bashkërenduan së bashku me disa të tjerë shpërndarjen e paautorizuar të informacionit konfidencial dhe jopublik dhe veprime të tjera në lidhje me të.

Madje në aktakuzë thuhet se të dy në cilësinë e kryetarit dhe nënkryetarit OVL-UÇK-së, mbajtën një konferencë për shtyp në të cilën i ekspozuan dokumentet e DSP-së mbi një tavolinë.

Sipas DSP ata mbajnë përgjegjësi për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Aktakuza kundër tyre ishte bërë publike me 14 dhjetor të këtij viti.

Gucati dhe Haradinaj ishin arrestuar gjatë muajit shtator në zyrat e OVL-UÇK-së dhe ishin transferuar në Hagë.

Nisen për në Hagë të arrestuarit e sotëm, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj