LIVE- Dosja e re e Karaçevës dhe bastisjet në shtëpitë e pronarëve të kazinove

Sonte në emisionin “Kallxo Përnime” po transmetohet hulumtimi për rastin e Karaçevës, rast ky i cili po hetohej më shumë se një vit ndërsa përfundoi me më shumë se 70 persona të arrestuar për vepra të ndryshme penale.

Kontrabandë me mallra, keqpërdorim i detyrës zyrtare, ndihmë në kontrabandë e organizim të lojërave të fatit, organizim të bixhozit janë disa nga veprat me të cilat do të ngarkohen të dyshuarit në rastin Karaçeva.

Sonte “Kallxo Përnime” sjell detaje të reja se si po ecën hetimi në rastin Karaçeva.

Sa persona do të akuzohen në lidhje me vepra penale në rastin Karaçeva?

Prokurorja e rastit shpjegon edhe se si hynin gjedhet e kontrabanduara nga fshati Breznicë për në Kosovë.

Madje transmetohen edhe pamje të aksioneve të Policisë gjatë bastisjeve në shtëpitë e pronarëve të kazinove që operonin ilegalisht në fshatin Karaçevë.

Kryetari i Gjykatës në Gjilan tregon për ndjeshmërinë e rastit Karaçeva dhe çka pret nga gjykimi i këtij rasti.