Lista e LVV-së, kandidatja nën hetime për keqpërdorim detyre

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë dje publike listën e kandidatëve që synojnë të bëhen deputetë.

Vetëvendosje në listën e saj prej 110 kandidatësh ka të përfshirë persona të po hetohen për vepra penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Kandidatja me numër 39 Jetmira Vrenezi është ish- asambleiste e LVV-së në Malishevë, përderisa e njëjta në zgjedhjet e vitit 2017 gjithashtu kishte kandiduar për deputet nga rradhët e LVV-së.

Jetmira Vrenezi aktualisht është e punësuar në Komunën e Prizrenit si koordinatore e sektorit të ndërtimtarisë, pranë Drejtorisë së Inspektorateve e udhëhequr nga Islam Thaçi.

Ndaj saj Prokuroria e Prizrenit ka filluar hetimet nën dyshimet për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës dhe autoritetit zyrtar.

E njëjta po hetohet për rrënimin e objektit pa leje të “ Abi Çarshisë “, e bashkë me të po hetohen edhe 4 zyrtarë tjerë përfshirë Drejtorin e Inspektoratit, Islam Thaqi.

KALLXO.com ka raportuar lidhur pafuqinë e Komunës së Prizren që të rrënojë objektin pa leje të qendra tregtare “Abi Çarshia”.

Gjatë tentativave për rrënim janë parë ndërhyrje edhe nga organet e rendit në Prizren që i kanë dalë në krah kompanisë në pronësi të njeriut të PDK-së, Irfan Fusha.

Komuna e pafuqishme karshi objektit pa leje te ‘Abi Çarshia’ – VIDEO