Arkiv - Xhabir Zharku

Lirohet Xhabir Zharku

Xhabir Zharku sot është liruar nga paraburgimi me anë të dorëzanisë.

Lajmin për lirimin e Zharkut për KALLXO.com e konfirmoi mbrojtësja e tij, avokatja Albana Kelmendi.

Për lirimin nga paraburgimi, Zharkut i është dashur që si dorëzani të paguajë shumën në vlerë prej 100 mijë eurove.

Me këtë rast përpos dorëzanisë të njëjtit i është konfiskuar edhe pasaporta e Suedisë.

Ish-kryetari i Kaçanikut Xhabir Zharku ishte arrestuar më 14 dhjetor të vitit të kaluar në Aeroportin e Prishtinës nën dyshimin se ka kryer dy vepra penale të shpërdorimit të pozitës zyrtare në periudha të ndryshme kohore në kohën sa ka qenë kryetar i Komunës së Kaçanikut.

Xhabir Zharku po qëndron në paraburgim nga data 15 dhjetor e vitit të kaluar.

Zharku ishte arrestuar në Aeroportin e Prishtinës në përpjekje për t’u larguar nga Kosova.

Kallxo.com ka raportuar për këtë rast nga fillimi i arrestimit të tij – LINK