Lirohet nga paraburgimi Enver Sekiraqa

Enver Sekiraqa, i akuzuari për nxitje në vrasjen e policit Triumf Riza, është liruar nga paraburgimi.

Lajmi për lirimin e tij e ka konfirmuar zëdhënësja e gjykatës së Prishtinës, Mirlinda Gashi.

“Enver Sekiraqa është liruar nga paraburgimi pasi ju ka zëvendësuar kjo masë me arrest shtëpiak për 2 muaj“, tha Kelmendi.

Ky është lirimi i dytë i tij nga masa e paraburgimit pasi nga kjo masë ishte liruar edhe katër vite më parë.

KALLXO.com ka provuar të kontaktoje dhe ma avokaten e Ener Sekiraqes, Kosovare Kelmendi, por ajo nuk është përgjigjur.

Në tetor të vitit 2017 Gjykata e Prishtinës e kishte nga paraburgimi dhe Sekiraqen e kishte dërguar në arrest shtëpiak mirëpo ky vendim nuk kishte zgjatur shumë pasi ishte dërguar sërish në paraburgim.

Enver Sekiraqa akuzohet se kishte nxitur Arben Berishën për vrasjen e Triumf Rizës, vrasje që ndodhi më 30 gusht 2007.

Triumf Riza ishte vrarë më 30 gusht 2007, e që sipas Prokurorisë rasti kishte ndodhur pasi ai kishte dalë nga lokali ‘AM:PM’, dhe ishte duke shkuar në drejtim të makinës së tij kur ishte qëlluar me 11 plumba prapa shpinës, tre nga të cilët ishin vdekjeprurës për të.

Për vrasjen e Triumf Rizës, Arben Berisha si ekzekutor ishte dënuar me 35 vite burg.

Në maj të vitit 2016, Gjykata e kishte gjetur fajtor dhe dënuar me 37 vjet burg Enver Sekiraqën ndërsa pas ankesës së mbrojtjes, Apeli e kishte kthyer çështjen në rigjykim.
Për të njëjtat akuza ai ishte dënuar edhe në vitin 2020 mirëpo cështja ishte kthyer edhe një herë në rigjykim.

Në procesin e tij një varg personalitetesh VIP kishin dëshmuar për ngjarjet rreth Rizës dhe Sekiraqës.

Në një intervistë për “Drejtësia në Kosovë” pak para dorëzimit në EULEX, Sekiraqa kishte përmendur disa prej strukturave të UÇK-së.

https://kallxo.com/gjate/sekiraqa-policia-dhe-shik-u-donin-likuidimin-tim/

Prokurori i EULEX-it Andrew Carney në një intervistë për emisionin “Drejtësia në Kosovë” e kishte quajtur Sekiraqën njeriun e fuqishëm të Prishtinës.