Foto: Kallxo.com

Lirohet nga akuza tekniku i pylltarisë i akuzuar për thëngjill

Muharrem Basha, tekniku i pylltarisë në Drejtorinë për Bujqësi në komunën e Suharekës, i akuzuar për lejimin e transportit të thëngjillit në treg, u lirua nga akuza.

Shpalljen e aktgjykimit e bëri kryetari u trupit gjykues Artan Sejrani.

Javën e kaluar ishte dhënë fjala përfundimtare.

Prokuroria: Tekniku i Pylltarisë lejoi shitjen e qymyrit në treg

Basha kishte dalë para Gjykatës së Prizrenit për t’u përgjigjur për akuzën për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ku edhe ishte deklaruar i pafajshëm.

Tekniku i pylltarisë i Suharekës del para gjyqit

Prokuroria e Prizrenit pretendonte se Basha kreu vepër penale duke e pajisur më 13 korrik 2018 një qytetar me fletë-përcjellje, duke i mundësuar atij transportin e papenguar të thëngjillit të dedikuar për treg.

Sipas aktakuzës së ngritur nga prokurorja Ervehe Gashi, ai akuzuari Muharrem Basha, në cilësi të personit zyrtar ka shfrytëzuar detyrën e tij zyrtare dhe i ka tejkaluar kompetencat e tij dhe ka pasur qëllim që dikush tjetër të përfitojë çfarëdo dobie pasurore.

Prokuroria konsideronte se i pandehuri Basha me dashje ka shkelur ligjin lidhur me detyrat e tij, duke vepruar në kundërshtim me Udhëzimin Administrativ të Ministrisë së Bujqësisë.

Gjithashtu, sipas Prokurorisë, ai ka shkelur edhe Ligjin për Pyjet të Kosovës.

Të gjitha këto ligje rregullojnë transportin e masës drunore dhe prerjen e tyre.