Lirohet nga akuza ish-drejtori i Arsimit në Ferizaj
Gjykata e Ferizajt me dat 16 dhjetor e shpalli vendimin ndaj ish drejtorit të Arsimit ,Muhamet Halili,
Halili nga prokuroria e Ferizajt po akuzohet se ka punësuar mësimdhënës pa konkurs publik.
Sot trupi gjykues i përbër nga gjyqtarët Hysnije Gashi, Ibrahim Idrizi dhe Kadrije Goga Lubishtani shpalli vendimin me të cilin lirohet nga akuza ish drejtori i Arsimit, Muhamet Halilin, sepse nuk është provuar se ka kryer veprat penale sipas aktakuzës së prokurorisë ,
Sipas prokurorisë me datë 06 Janar 2016 Muhamet Halili ka keqpërdorur pozitën zyrtare duke mos publikuar konkurs publik por duke lidhur kontratë të punës për kohë të caktuar me Lumturije Rexhepi Gashi si mësimdhënëse në shkollën e mesme ekonomike ‘’Faik Konica’ ’në Ferizaj.
Më tutje sipas prokurorisë me datë 18 prill 2016, i akuzuari, pa konkurs, ka lidhur kontratë pune për kohë të caktuar me Shpëtim Sojevën si mësimdhënës në Shkollën e mesme Ekonomike ‘’Faik Konica’’.
Aktakuza thekson me këto veprime në këto dy raste, i akuzuari i ka vënë në pozitë të pabarabartë pjesëmarrësit për të realizuar të drejtën e punësimit në kushte të njëjta.
Për këto veprime ish- Drejtori i Arsimit akuzohet se ka kryer veprat penale: Keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe cënim të drejtave të punësimit në kushte të njëjta.
Ferizaj, ish- Drejtori i Arsimit akuzohet për punësime pa konkurs