Hysri Peqani - 'Burdushi'

Lirohet ‘Burdushi’

Hysri Peqani, i njohur si ‘Burdushi’, është liruar nga masa e paraburgimit.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar avokati i tij, Asdren Hoxha.

“Sot është liruar nga paraburgimi. Atij i është caktuar masa  e paraqitjes në stacion policor”, tha avokati Hoxha.

Gjithashtu,  avokati tha se rastin e klientit të tij tashmë është duke e hetuar Prokuroria Speciale dhe jo Prokuroria e Prizrenit.

Burdushi ka qenë në paraburgim si i dyshuar për katër vepra penale: ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike, shmangie nga tatimi, mashtrim dhe për armëmbajtje pa leje.

Në anën tjetër, kujtojmë se një vendim i Gjykatës së Prizrenit me 8 nëntor 2019 e kishte gjetur fajtor për mashtrim.

Ai u dënua me 1 vit burgim dhe gjobë në shumën prej 5.000 euro. Të njëjtit gjithashtu i është ndaluar ushtrimi i profesionit në kohëzgjatje prej 3 vitesh.

Fillimisht Gjykata e Prizrenit e kishte shpallur fajtor dhe e kishte dënuar me 1 vit burgim efektiv dhe gjobë 1.500 euro, por rastin në rigjykime kishte kthyer Gjykata e Apelit.