Lipjan, pas mosmarrëveshjes e godet me veturë viktimën

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi i njëjti ka goditur me veturë viktimën pas një mosmarrëveshje.

Një person ka raportuar në polici duke thënë se njëri nga dy të dyshuarit e kanë goditur me veturë pas një mosmarrëveshjeje.

Viktima ka pësuar lëndime trupore me ç’ rast ka pranuar trajtim mjekësor.

Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.

Ngjarja ka ndodhur në Lipjan dje rreth orës 19, ndërsa rasti është duke u hetuar.