Lexohen akuzat kundër Nasim Haradinajt

Nasim Haradinaj u paraqit për herë të parë në Dhomat e Specializuara në cilësinë e të akuzuarit. Ai po akuzohet për vepra penale të pengimit të administrimit të drejtësisë.

Gjatë seancës të gjitha akuzat e ngritura kundër dy krerëve të OVL-UÇK u lexuan nga sekretarja e gjykatës.

“Në aktakuzën e konfirmuar Prokurori i specializuar i akuzon Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucatin për pengim të personave zyrtar, frikësim gjatë procedurës penale, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës përmes zbulimit të pa autorizuar të identitetit të dëshmitarëve të mbrojtur”, tha sekretarja e gjykatës.

Haradinaj dhe Gucati kishin dalë para Dhomave të Specializuara në kohën kur ishin arrestuar dhe dërguar në Hagë.

Ata po qëndrojnë në masën e paraburgimit që  nga koha kur ishin arrestuar në Kosovë.

Gucati dhe Haradinaj akuzohen se në prill dhe shtator 2020,bënë deklarata akuzuese për dëshmitarë që bashkëpunojnë me ZPS-në dhe për persona të tjerë, duke i quajtur ata, ndër të tjera, gënjeshtarë, bashkëpunëtorë dhe tradhtarë.

Ata akuzohen edhe se shpërndanë pa autorizim informacion konfidencial dhe jopublik në lidhje me hetimet konfidenciale të Task Forcës Hetimore Speciale (‘TFHS’) dhe ZPS-së, inkurajuan të tjerë të shpërndanin më tej informacion konfidencial dhe jopublik

Sipas dhomave të Specializuara të dy organizuan dhe bashkërenduan së bashku me disa të tjerë shpërndarjen e paautorizuar të informacionit konfidencial dhe jopublik dhe veprime të tjera në lidhje me të.

Madje në aktakuzë thuhet se të dy në cilësinë e kryetarit dhe nënkryetarit OVL-UÇK-së, mbajtën një konferencë për shtyp në të cilën i ekspozuan dokumentet e DSP-së mbi një tavolinë.

Sipas DSP ata mbajnë përgjegjësi për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Aktakuza kundër tyre ishte bërë publike me 14 dhjetor të këtij viti.

Gucati dhe Haradinaj ishin arrestuar gjatë muajit shtator në zyrat e OVL-UÇK-së dhe ishin transferuar në Hagë.

Nisen për në Hagë të arrestuarit e sotëm, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj