ARKIV – Gani Geci, i akuzuar për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit - Foto: KALLXO.com

Lënda e Gani Gecit në përkthim, rigjykimi nuk pritet të fillojë së shpejti

Rigjykimi i Gani Gecit, i akuzuar për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit, duket se nuk do të fillojë së shpejti.

Kjo për shkak se lënda e tij është dërguar për përkthim në Gjykatën e Mitrovicës.

Kjo lëndë pritet të përkthehet në gjuhën serbe, pasi që gjykatësi të cilit i është ndarë lënda për të rigjykuar është serb.

Gani Geci akuzohet për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit më 4 gusht të vitit 2014 në kafiterinë “N’ Qosh”, në Skenderaj.

Gani Geci: Nuk ishte Vrasje, por Mbrojtje e Nevojshme

Ndërsa me tre qershor të vitit 2016 nga gjykata e shkallës se parë, Geci për këtë vrasje ishte dënuar me 4 vjet e gjashtë muaj burg.

Ky rast ka qenë duke u gjykuar nga gjyqtarë të EULEX-it.

Kurse në shtator të vitit 2017 kjo lëndë ishte kthyer në rigjykim, ndërsa është pranuar në Gjykatën e Mitrovicës tash e disa muaj.