Haki Rugova. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

LDK në Istog thonë se arrestimi i kryetarit Haki Rugova është me motive politike

Mbrëmë kryetari i LDK-së Haki Rugova, një drejtor i Komunës dhe një zyrtar tjetër janë arrestuar nën dyshimet për tre vepra penale.

Keqpërdorim i detyrës zyrtare, konflikt interesi dhe falsifikimi i dokumenteve janë veprat penale për të cilat Prokuroria kishte urdhëruar arrestimin dhe marrjen në pyetje të të tre zyrtarëve.

Lidhur me arrestimin e kryetari të Istogut që është edhe nënkryetar i LDK-së, ka reaguar edhe Dega e LDK-së në Istog nëpërmjet një komunikate.

“Kryesia e degës së LDK-së në Istog, beson fuqishëm dhe është e bindur në pafajësinë e Kryetari të Komunës së Istogut dhe dy zyrtarëve tjerë” thuhet në komunikatë.

Sipas degës së LDK-së në Istog konsiderojnë se ky ndalim është kryer me motive politike, dhe se kryetari i kësaj Komune Haki Rugova sipas LDK-së në Istog ka respektuar në tërësi ligjin për vetëqeverisjen lokale dhe aktet tjera normative.

Më herët kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa duke folur për arrestimin e nënkryetarit të këtij subjekti ka thënë se “dyshojnë se është arrestuar për nacionalizëm dhe irredentizëm”.

Ndaj kryetari të Istogut Haki Rugova pas marrjes në pyetje nga Policia e Kosovës, është shqiptuar masa e ndalimti prej 48 orësh, në pritje të Prokurorisë se a do të kërkoj caktimin e ndonjë mase të sigurisë si paraburgimi, arresti shtëpiak apo masa tjera, por i njëjti mund të lirohet edhe në procedurë të rregullt.

Haki Rugova, është duke u përballur edhe me një aktakuzë në një proces gjyqësor tjetër, ku akuzohet për konflikt të interesit, pikërisht lidhur me detyrën e tij si kryetar i Komunës së Istogut.

“Drejtësia në Kosovë” kishte raportuar për tenderët që kompania familjare e kreytarit Haki Rugova kishte fituar në Komunën e Istogut, e ku sipas deklarimit të pasurisë, përqindje në kompani kishte edhe vet kryetari Haki Rugova.

https://kallxo.com/lajm/cfare-thoshte-haki-rugova-e-vellai-i-tij-ganiu-per-aksionet-ne-kompanine-familjare-macon-video/