Laboranti i spitalit të Gjakovës hyn në negociata për pranim të fajësisë

Laboranti i spitalit në Gjakovë, Ali Shabanaj, i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, të hënën erdhi në gjykatë propozim të reja.

Mbrojtësi i të akuzuarit Ali Shabanaj, avokati Ndrec Dodaj kërkoi nga gjykata që seanca e sotme të shtyhet, me arsyetimin që të negociohet një marrëveshje për pranim të fajësisë.

Ndërsa prokurori i këtij rasti Ramiz Buzhala, kërkoi nga avokati Dodaj që një propozim i tillë të bëhej në formë të shkruar ndërsa nga gjykata kërkoi një kohë të mjaftueshme për përgjigje.

Trupit gjykues e aprovoi propozimin për negocim të marrëveshjes lidhur me pranim të fajësisë, duke e obliguar prokurorin që ta njoftojë gjykatën brenda 7 ditësh për negociata.

Seanca u shty në kohë të pacaktuar.

Në seancën e kaluar, laboranti i spitalit të Gjakovës, Ali Shabanaj ishte deklaruar i pafajshëm.

Laboranti i Spitalit të Gjakovës mohon akuzat se rekomandoi pacientët në laboratorin e tij privat

Prokuroria akuzon atë, se si laborant ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke mos i shërbyer pacientët që kanë kërkuar shërbime në laborator, e duke ju thënë që analizat të shkojnë t`i bëjnë në laboratorin e tij privat.

Sipas aktakuzës, në Prill të këtij viti i akuzuari Ali Shabani në cilësinë e laborantit në spitalin e Gjakovës “Isa Grezda”, nuk i kishte shërbyer pacientëve që kanë kërkuar shërbime në laborator sipas udhëzimeve të mjekëve.

Në aktakuzë thuhet se të njëjtit pacientë i ka dërguar që analizat e tyre t’i bëjnë në laboratorin e tij privat “Xiri Lab”, në Gjakovë.

Aktakuza shpjegon se këto veprime të të akuzuarit Shabani, kanë qenë në kundërshtim me Ligjin për Shëndetësi dhe Udhëzimin Administrativ për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Institucionet Shëndetësore.