Kthehen në punë komandanti i Policisë në Gjakovë dhe 5 vartësit e tij

Policia e Kosovës me rekomandimin e Inspektoratit të Policisë së Kosovës e ka ndërprerë suspendimin e përkohshëm për zyrtarët policorë të Gjakovës dhe ka vendosur që ata të kthehen në punë që nga dita e nesërme.

Në mesin e të suspenduarve ishte edhe komandanti i stacionit policor në Gjakovë, Kristë Gjokaj.

Gjokaj, Gëzim Biblekaj, Bekim Preqi, Agron Idrizaj, Milot Ukaj e Shaban Limani ishin suspenduar muajin e kaluar nën dyshimin se kanë ushtruar dhunë kundër një të dyshuari për grabitje vitin e kaluar.

Majori Kristë Gjokaj e ka konfirmuar për KALLXO.com vendimin për ndërprerjen e suspendimit të tij dhe kolegëve të tjerë.

“Po është e vërtetë jam kthyer në fakt jemi kthyer në punë të gjithë ata që kemi qenë të suspenduar. Nga nesër fillojmë punën njëjtë si para suspendimit”, tha Kristë Gjokaj për KALLXO.com.

KALLXO.com kishte raportuar për gjendjen e të dyshuarit për grabitje kur ai kishte dalë para Gjykatës.

“Nuk po muj me nejtë n’kamë”, kishte thënë Muhamer Raifi

Keshtu dukej i arrestuari për të cilin u suspendua komandanti Kristë Gjoka dhe 5 policët

www.kallxo.com