FOTO - ILUSTRIM

Kthehen maskat, grabitet pompa e benzinës

Policia e Kosovës ka njoftuar se një pikë e shitjes së karburanteve është grabitur nën kërcënimin e armëve.

Dy persona kanë qenë të përfshirë në grabitje. Rasti ka ndodhur në fshatin Kramovik, të Rahovecit.

“Dy viktimat kanë raportuar se derisa ishin duke punuar në një pompe të derivateve, dy të dyshuar të panjohur nën kërcenim i armeve u kanë grabitur para dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.