Ikballe Huduti në gjykatore, duke pritur fillimin e seancës për caktimin e masës së sigurisë ndaj saj - 09.01.2020

Kosovarja që doli kundër vrasjes së gjeneralit iranian, del para gjyqit

Ikballe Huduti është sjellë para gjykatës në Prishtinë, për t`u përballur me kërkesën e prokurorit special Afrim Shefkiu për caktimin e masë së sigurisë ndaj saj.

Huduti u arrestuar nga Policia të martën, me kërkesë të prokurorisë Speciale nën dyshimet për shtytje në kryerjen e veprave terroriste.

A po kërcënohet bota me luftë ndërmjet ShBA-së dhe Iranit?

Huduti kishte dalë publikisht kundër vrasjes së gjeneralit Iranian Qasem Suleimanit nga ShBA-ja.

Seanca e stome ndaj saj është duke u mbajtur me dyer të mbyllura për publikun, raporton KALLXO.com, pasi një gjë të tillë e ka udhëzuar gjykatësi Valon Kurtaj.

Kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ishte parashtruar dje nga prokurori special Afrim Shefkiu.

Ikballe Huduti, është arrestuar nga Policia e Kosovës për shkak të dyshimit se përmes rrjetit social Facebook ka kryer veprën penale shtytje në kryerjen e veprave terroriste.

Ajo në profilin e saj kishte shkruar rreth vrasjes së Gjeneralit iranian Qasem Suleiman.

“Ti shkove në përqafim të Imam Huseinit, sepse shkove në tokën e tij të Qerbelasë dhe tani për ty po ndriçohet nata me një mijë qirinj, të dhezur për shpirtin tënd dhe qenësinë e njeriut madhështor gjeneralit Suleiman.Të mi bësh të fala selam Ehli Bejtit se bota është me të drejtit dhe se drejtësia është shumë afër të manifestohet me ardhjen e Imam Mehdiut. Vetëm pak durim o popull musliman kudo që je”, kishte shkruar Huduti.