Foto: Kallxo.com

Konflikti verbal në Skenderaj që nisi në ‘Snapchat’ dhe çoi në tentim vrasje

Dy të rinj, njëri si i akuzuar e tjetri si viktimë, janë përballur të martën në gjykatën e Mitrovicës për një incident që kishte ndodhur në prill të këtij viti.

Zanafilla e këtij incidenti, sipas Prokurorisë, ishte një zënkë në komunikim në ‘Snapchat’.

Në këtë rast, Kastriot Veliqi se kishte kishte tentuar ta vrasë Erion Zyhranin, në obrrin e shtëpisë së tij.

E gjitha ngjarja kishte ndodhur për shkak të një konflikti verbal që ata dy kishin pasur rreth lojërave elektronike si dhe komunikimet permes rrjetit snapchat.

I pandehuri Veliqi i pajisur me shkop druri dhe thikë akuzohet se kishte shkuar te shtëpia e të dëmtuarit dhe e kishte thirrë të dalë jashtë.

Aktakzua thotë se sapo i dëmtuari kishte dalë para dyerve hyrëse të oborrit të shtëpisë, i pandehuri menjeherë e kishte goditur dy herë me shkop druri në trup.

Pastaj me thikë e kishte goditur një herë në bark, një herë në shpinë dhe një herë në dorën e majtë.

Tutje në akuzë thuhet se i pandehuri i bindur se e kishte privuar nga jeta të dëmtuarin Zyhrani, ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Me këtë akuzohet se ka pryer vepren penale vrasje në tentativë.

Seanca ndaj të akuzuarit Veliqi ka dështuar të mbahet sot në gjykatën e Mitrovicës.

Gjykatësi i rastit Avni Mehmeti ka njoftuar se i pandehuri Veliqi ishte ftuar në mënyre të rregullt për pjesmarrje në këtë seancë, por mungesën nuk e kishte arsyetuar.

Në gjykatë të pranishëm ishin prokurori i rastit Ismet Ujkani, i dëmtuari Erion Zyhrani me avokatin Arbër Fazliu dhe mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Mahmut Halimi.

Në mungesë të kushteve ligjore për mbajtjen e seancë, gjykatësi Mehmeti ka njoftuar se e njeta shtyhet në afat të pacaktuar.

Kurse për të akuzuarin Kastriot Veliqi gjykata do të lëshojë urdherarrest.