Ilustrim- Foto: Policia e Kosovës

Konfiskohet arsenal lufte në shtëpinë e pejanit

Një burrë është arrestuar pasi që i dehur kishte kanosur me armë familjarët, por në vendin e ngjarjes zyrtarët policorë kanë hasur në një arsenal lufte.

Incidenti ka ndodhur para dy ditësh rreth orës 23:15 në Pejë.

“Njësia policore me të arritur në vendin e ngjarjes, kishte hasur dhe konfiskuar një armë automatikë, me dy karikator, një armë artizanale dy tytëshe, një Pistoletë Bereta 7.65 mm me një karikator, një Pistoletë Colt 9 mm me një karikator, dhe dy karikator të AK-47 si dhe një sasi e municionit të armëve përkatëse”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.