Arkiv - Milan Radoiçiq (në mes, pa kravatë), pasi u emërua nënkryetar i Listës Serbe, Foto: Kossev/Balkan Insight

Kompletohet fletëarresti ndërkombëtar për Milan Radoiçiq

Nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq tani e tutje do të ndiqet ndërkombëtarisht, pasi që ndaj tij është kompletuar dosja për fletë rreshtimin ndërkombëtar.

Radoiçiq është i dyshuar për rastin e vrasjes së politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq në janar të vitit të kaluar.

Fletë rreshtimi është bërë sot nga ana e Ministrisë së Drejtësisë.

“Pavarësisht pengesave në hetime që janë shkaktuar nga pushteti në Serbi, si institucione përgjegjëse që sigurojnë rendin dhe ligjin, ne nuk jemi zmbrapsur dhe kemi qenë të pa kompromis në ndjekjen e të dyshuarve, që të njëjtit të sillen para drejtësisë”, ka thënë Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

Ai tutje ka thënë edhe se fletë rreshtimi është hap konkret që do të ndihmojë në zbardhjen e rastit në tërësi, dhe do të bëjë të ditur edhe motivet si dhe urdhërdhënësit e kësaj vepre penale.

“Për më shumë, ky Fletë Rreshtim është dëshmi se sistemi i sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës është një sistem i qëndrueshëm në të cilin mund të besojnë të gjithë qytetarët e Kosovës. Ashtu siç kemi premtuar, Republika e Kosovës dhe të gjitha institucionet e saj nuk do të ndalen deri në zbardhjen e rastit të vrasjes së qytetarit dhe politikanit kosovar Oliver Ivanoviç.”, tha Tahiri.

Lajme për vrasjen e Oliver Ivanoviq mund të i lexoni në këtë link.