Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Komenti 'Duhet me vra ketë qen' ndaj kryetarit Muhaxheri i kushton me burg qytetares 

Qytetarja V. A. në nëntor të vitit 2020 kishte shkruar një koment në rrjetin Facecook “Duhet me vra ketë qen” drejtuar kryetarit të Komunës së Pejës.

Për këto fjalë qytetarja është dënuar me 3 muaj burgim, por që nuk do të shkojnë në vuajte të dënimit nëse brenda afatit 1 vjeçar nuk kryen vepër penale.

Dosja e prokurorisë thotë se kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri është ndjerë i frikësuar nga ky koment, duke u ndjere i shqetësuar se në të vërtet do t’i ndodhë diçka e keqe nga e akuzuara.

E akuzuara V. A. e ka pranuar fajësinë për këtë  vepër penale, ku ka shtuar se i vjen keq për veprimet e saj dhe është penduar për këto veprime.

Aktgjykimi është nxjerrë nga gjyqtari Murat Hulaj, ndërsa aktakuza është përfaqësuar nga prokurori Dorijan Juniku.