Foto: PK

Komandanti i KFOR-it viziton Policinë në Pejë

Gjatë ditës së djeshme, Policia e Rajonit të Pejës u vizitua nga Gjenerali i KFOR-it, Lorenzo D’Addario.

Në njoftimin e policisë thuhet se takimi ishte informues ndërsa Drejtori i Drejtorisë Rajonale Sami Shabanaj ka siguruar se policia do të jetë partner i KFOR-it në ofrimin e një ambienti të siguritë dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët e rajonit që mbulon.

“Temë diskutimi në këtë takim ishte edhe bashkëpunimi dhe bashkërendimi i aktiviteteve përmes planeve të përbashkëta, të cilat do të ndikojnë sigurinë e qytetarëve në zonën tonë të përgjegjësisë”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet edhe se takimi rezultoi me gatishmërinë për avancim të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe vazhdimin e takimeve të tilla.

Foto: Policia e Kosovës