Ilustrim

Kllokot, i vidhet vetura

Një person nga Kllokoti ka raportuar në Policinë e Kosovës së iu është vjedhur vetura.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë i dyshuari ka thënë se vetura e tij është me targa me vendore.

Ngjarja ka ndodhur dje.

“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia.

Vjedhja dënohet në bazë të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Neni 313 i këtij kodi thotë se kushdo që personit tjetër ia merr pasurinë e cila vlerësohet në shumën prej 50 euro apo më shumë, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete apo për personin tjetër, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në tre vjet.