Klinë - 14.03.2020

Klinë: I thotë policit “kam m'u marrë me ty privatisht”, arrestohet nga policia

Një person është arrestuar në Dollc të Komunës së Klinës, pasi dyshohet se ka kanosur një zyrtar policor.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorisë.

KALLXO.com mëson se i dyshuari, pasi është ndaluar për kontroll, dyshohet se i është drejtuar policit me fjalët kanosëse “A e din kush jam unë, kam m’u marrë me ty privatisht”.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar prokurori i rastit, Ersan Qavolli.

Qavolli tha se i dyshuari është dërguar në mbajtje.